VIDEO/ 6 minuta te VAR dhe nuk po dilnin pamjet, situata e pazakontë për penalltinë e pakuptimtë te Suedi-Kosovë

Kosova është duke luajtur ndeshjen ndaj Suedisë në transfertë. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 1-0, teksa Forsberg ka kaluar në avantazh vendasit. Goli do të realizohej nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 29.Por situata ka qenë tërësisht e pazakontë në kontrollin e VAR. Fillimisht arbitri ka shkuar për të konfirmuar rastin dhe pamja nuk po dilte në monitor. Një vonesë që ka zgjatur më shumë sesa 4 minuta, ndërsa do të nisnin edhe vërshëllimat.

Rrahmani shkoi për të bindur arbitrin se nuk kishte të bënte me një penallti, por në atë moment do të shfaqej edhe pamja te VAR. Arbitri do të vendoste për 11-metërsh në favor të Suedisë, megjithëse prekja e topit me dorë nga Hadërgjonaj ishte tërësisht e paqëllimshme dhe asnjë lojtar kundërshtar nuk ndodhej që të ndëshkonte dardanët, pra nuk kishim heqjen e një goli duke parë drejtimin e sferës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online