Sot ishte e gjitha mbrëmja e Rei Manajt. Sulmuesi shqiptar ka bërë gjithçka me fanellën e Barcelonës për të marrë fitoren ndaj Badalonas. Katalanasit kanë fituar me shifrat e thella 4-0 dhe një ndihmë mjaft e madhe ka ardhur pikërisht nga futbollisti i Koimbëtares kuqezi, i cili pati 20 minuta të çmendura në fushën e lojës.
Në minutën e 67 driblon me sukses mbrojtësin kundërshtar në zonë dhe nxjerr huq portierin duke pasuar për Kojadon, i cili më pas tund rrjetën e boshatisur. Ndërkohë vetëm pak minuta më vonë, gardiani rival lë fushën pas kartonit të kuq të marrë dhe për këtë meritat i takojnë sërish Manajt.
Por ky nuk do të ishte i vetmi që do të linte fushën, pasi edhe mbrojtësi Buskets pati të njëjtin fat pas ndërhyrjes ndaj lojtari kuqezi në zonë. Karton i kuq e penallti për Barcelonën B, ky ishte vendimi i gjyqtarit. Nga pika e bardhë e 11 metrave qendron pikërisht Rei Manaj, që tregohet i saktë dhe e dërgon topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/navidjaaan/status/1348336296998166529