Shumë vuajtje për të mbërritur te kënaqësia pas vërshllimës përfundimtare të arbitrit për Interin. Fiorentina nuk ka qenë aspak një kafshatë që mund të kapërdihej lehtë për zikaltrit, që e kanë parë veten në disavantazh që në minutën e 3-të të takimit. Megjithatë një supergol nga distanca i Lautaros do të vendoste baraspeshën në frymën e fundit të pjesës së parë, për të mbërritur te përmbysja në minutën e 52-të.
Por kaq nuk do të mjaftonte, pasi Riberi do të tregonte se mosha për të nuk ka rëndësi, duke asistuar dy herë brenda 6 minutave për Kastrovilin fillimisht e më pas për Kiezën. Kur dukej se Interi ishte vënë me shpatulla pas murit nga violët, vjen edhe kthesa e pabesueshme. Zikaltrit realizojnë përmbysjen e dytë për të rrëmbyer 3 pikët. Lukaku në minutën e 87 dhe D’Ambrozio në të 89-n i japin Interit fitoren e çmendur 4-3 mes 7 golave për vetëm 2 minuta. Një triumf në limite ky, që e shton edhe më shumë kënaqësinë dhe festën te skuadra e Antonio Kontes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/InterELGoals/status/1309955791730937858
https://twitter.com/FootMoroccan/status/1309955505230688258
? | El golazo de Lautaro Martínez en el agónico triunfo 4-3 ante Fiorentina en el estreno en la Serie A. pic.twitter.com/Qqtf3a0hQP
— Ovación24 (@ovacion24) September 26, 2020
https://twitter.com/OficialFutTT/status/1309949101388201984