VIDEO/ 19-vjeçari turk tronditi traun nga mesfusha dhe la të habitur Viniciusin, Ançeloti: Për ne është gol, pal lojtarë e provojnë gjuajtjen magjike

Arda Gyleri ishte shumë pranë golit më të bukur të karrierës së tij. Lojtari 19-vjeçar tronditi traun e portës kundër Osasunës me një gjuajte nga mesi i fushës, që la të habitur edhe Viniciusin në stolin e rezervave. Megjithëse topi shkoi në traversë, për Ançelotin konsiderohet si një gol. Trajneri i Realit të Madridit ka thënë se ka parë shumë pak futbollistë në moshën 19-vjeçare me kaq vetëbesim sa Gyleri.

“Ai është një gol për ne, nuk ka rëndësi. Vërtetë ndihet sikur shënoi. Pak lojtarë mund ta provojnë atë gjuajtje magjike. Kam parë shumë pak lojtarë me kaq vetëbesim në moshën 19-vjeçare”, ka thënë Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/