“Nuk e kisha parë një penallti të tillë më parë”! Trajneri i Beshiktash ngelet i habitur sesi Milot Rashicës iu hoq goli: Ishte shumë e çuditshme

Beshiktashi humbi në shtëpi ndaj Antalyaspor në shifrat 1-2, teksa Ernest Muci realizoi golin e vetëm të përballjes. Ndërkohë Milot Rashica mori të ekzekutojë një penallti në minutën e fundit. Sfera përfundoi në rrjetë, por për fatin e keq arbitri e anuloi golin pasi Rashica e kishte prekur dy herë topin në momentin e 11-metërshave.

“Rashica merr gjithmonë përsipër penalltitë. Në stërvitje, Tosun, Rashica, Semih dhe Aboubakar vijnë në rend për gjuajtjen e penalltive. Nuk kisha parë kurrë një sitautë të tillë më parë, ishte shumë e çuditshme dhe ne ishim të pafat pasi Rashica godet mirë”, tha Santos. /Sport Ekspres/