VIDEO/ 17 ndeshje derisa vjen Teuta e Martinit! Ndizet Superiorja, bie për herë të parë Tirana e Egbosë

Ashtu si çdo tjetër në këtë jetë, ku ka një fillim dhe një fund, edhe ciklit të bukur të mrekullisë së Egbosë i ka ardhur fundi. Pas plot 17 ndeshjes pa humbje, Tirana e pëson sot për herë të parë shijen e disfatës nën drejtimin e trajnerit nigerian. Nëse Ilir Daja shkoi deri te barazimi, sot ka qenë pikërisht Teuta e Edi Martinit që duket se ka gjetur çelësin e suksesit për të ndalur bardheblutë. Mjafton një gol i Emiliano Vilës në minutën e 26 të takimit që durrsakët të bëjnë atë që askush tjetër nuk e ka bërë që prej 17 javësh ndaj Tiranës.

Një humbje kjo që vjen si një asist për Kukësin, teksa verilindorët ndezin edhe më shumë shpresat për titull. Diferenca me bardheblutë tashmë është vetëm 6 pikë dhe asgjë nuk e ndal Shehin të besojë më shumë se kurrë te titulli. Mbetet për tu parëse sa do të ndikojë në anën psikologjike kjo humbje për Tiranën, e cila duhet të mbledhë forcat e të mos gabojë më tepër nëse dëshiron që të ngrejë lart trofeun e Superiores këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Teuta: Frasheri, Todorovksi, Hoxha, Kuro, E. Vila, Avdyli, Aleksi, L. Vila, Kallaku, Hebaj

Tirana: Lika, Doka, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Torasa, Kobina, Kale, Ngo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *