Intervistat/ “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar“, Egbo nuk e bën dramë humbjen: Zoti e ka vendosur dhe kështu do ndodhi

Tirana bie për herë të parë nën drejtimin e Egbosë. Teuta ka marrë një fitore minimale 1-0 kundër bardhebluve dhe bëhet e para që ndal furinë e bardhebluve. Një 3 pikësh i merituar ky për skuadrën e Martinit, që me këtë rezultat ndez më shumë se kurrë Superioren, pasi pas Tiranës gjendet pikërisht Kukësi me vetëm 6 pikë më pak. Në përfundim të takimit kanë qenë vetë protagonistët ata të cilët kanë dhënë edhe mendimin e tyre për atë çfarë foli fusha. Më poshtë janë edhe deklaratat e trajnerëve për “Supersport“.

“Ndihem i qetë. Ky është futbolli, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Jemi në rrugën e duhur dhe me këmbë në tokë. Kam besim te lojtarët. Po kishim pjesën e dytë do të flisnim ndryshe. Në pjesën e parë nuk ishim të qetë, Teuta na vuri në vështirësi. Në pjesën e dytë e rregulluam këtë pjesë dhe dolëm në lojën tonë. Zoti e ka vendosur dhe kështu do ndodhë, ne do vazhdojmë në rrugën tonë. Ndërrimet nuk I bëj se duhen bëtë. I bëj kur një lojtar është i lodhur ose nuk po paraqitet mirë në fushë. Nuk kisha arsye për të bërë ndërrime. Kukësi? Të njëjtat ndeshje ka edhe Kukësi. Nuk merrem me ekipet e tjera, merrem me ekipin tim. Të futemi në fushë, të japim maksimumin dhe të shohim çfarë do vendosi Zoti“, është shprehur Egbo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online