(Video) 16 vjet më parë, vrapimi që u stampua në histori!

Atë ditë, veshët e tij dëgjuan më shumë nga sa një arbitër mund të dëgjojë në një sfidë me kartona, penallti dhe episode të dyshimta. Atë ditë, Karlo Macone, një trajner me eksperiencë dhe i nderuar e respektuar, u prek në personalitetin e tij, teksa në fushë, Breshia dhe Atalanta zhvillonin derbin. Ishte 30 shtatori i vitit 2001 dhe atë datë ai s’do ta harrojë kurrë, sepse ndoshta rrezikoi që zemra t’i ndalej në fushë, nga ai vrapim që edhe Bolt do ta shihte me admirim. Breshia kishte kaluar në avantazh me Baxhion, por Atalanta kishte përmbysur në 3-1. Por, “dallëndyshet” rihapin gjithçka në 3-2 dhe në atë moment, Karleto Macone i kthehet tifozëve të Atalantës që e shanin “roman m…” por sidomos pasi “gjatë gjithë ndeshjes më shanin nga nëna ime, e cila më kishte vdekur në krahë teksa isha i vogël.

Një dhimbje të cilën me mbajta gjithë jetën mbi supet e mia dhe brenda zemrës time. Në atë moment, teksa Baxhio shënoi 3-2, në trupin tim adrenalina ishte ndezur. i afrohem gjyqtarit të katërt dhe i them mbaj shënim çdo gjë që do të ndodhë nga tani e tutje, nëse barazojmë. Pa mbaruar fjalët teksa kisha kërcënuar tifozët e Atalantës se do t’i shkoja aty nëse bënim 3-3, në goditje dënimi, Baxhio e kthen realitet atë që për mua ishte më shumë se një dëshirë, ishte një revansh i madh. Nuk përmbahem më dhe i shkoj drejt. Nuk më interesonte asgjë edhe pse më mbanin. E kisha pranuar “roman m…” por “bir k…” s’mund ta pranoja, për atë që kisha kaluar në jetën time”, do të rrëfejë Macone, teksa përkrah tij vraponte Menekini, pikërisht ndihmësi dhe pak vite më vonë trajneri i Tiranës,  në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online