Partizani është duke zhvilluar miqësoren e fundit në Slloveni. Përballë tyre qendron një ekip me traditë në futbollin slloven, që shpesh herë ka qenë pjesëmarrëse edhe në turet kualifikuese në Europë, Maribori. Por emri i kundërshtarit nuk i pengon të kuqtë të dalin në lojën e tyre. Mehmeti ka punuar shumë me qarkullimin e topit për ekipin e tij dhe kjo dallohet edhe në kombiminet e lojtarëve përgjatë lojës.
Partizani ka qenë i saktë në pasime dhe gjatë aksioneve shihet se kryeqytetasit dalin në zonën kundërshtare me më tepër se 15 pasime pa ndërprerje. Duket se “demat e kuq” duan të “kopjojnë” modelin e Barcelonës për ndërtimin e aksioneve për sfidën e radhës kundër Saburtalos, në mënyrë që të depërtojnë në zonën e rreptësisë së gjeorgjianëve./Sport Ekspres/