VIDEO/ 15 kartona te Argjentinë-Holandë dhe 17 te Barcelona, Mateu Lahoz i tregonin të dy ngjyrat e kartonit brenda pak sekondave edhe trajnerit të Seviljës

Mateu Lahoz prej ditësh është në qendër të vëmendjes për shkak të numrit të tepërt të kartonëve që jep gjatë ndeshjes.  Lahoz tregoi deri në 15 kartonë të verdhë gjatë ndeshjes së 1/16-tës së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Holandës dhe vazhdoi këtë ritëm në futbollin e klubeve.

Arbitri me eksperiencë mori detyrën e arbitrimit të ndeshjes mes Barcelonës dhe Espanyolit në fundjavë kur u tregua edhe më “bujar” me 17 kartonë të dhënë. Kështu, në dy ndeshje, ka nxjerrë më shumë sesa 30 kartonë. Të mërkurën, Lahoz ishte në detyrë në ndeshjen e Kupës së Mbretit ku arbitroi ndeshjen mes Linares dhe Sevillas.

Në fillim të ndeshjes, Lahoz vendosi të tregojë se kush është shefi në fushë pasi nuk mund ta duronte sjelljen e Jorge Sampaolit. Sampaoli vazhdoi të ankohej dhe Lahoz iu afrua në minutën e 18-të duke i nxjerrë një karton të verdhë. Pas kësaj, trajneri i Sevillas reagoi dhe vetëm pak sekonda më vonë pa kartonin e kuq. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online