“Ishte një vrimë“! Mediat italiane nuk kursehen me Rrahmanin, merr notën më të ulët në sfidën Inter-Napoli

Interi i shkakton humbjen e parë në kampionat Napolit dhe një pjesë të fajit e merr edhe Amir Rrahmani. Mbrojtësi shqiptar pati një moment shpërqendrimi, duke humbur nga mbulimi Xhekon, i cili shënon golin e fitores. Rrahmani është vlerësuar me notën më të ulët në mediat italiane.

“Shumë shpërqendrime sot. Gjithashtu, ka në ndërgjegje edhe golin vendimtar të shënuar nga Edin Xheko, i cili e befason nga pas dhe i gjithi i vetëm në zonë me një goditje me kokë godet Meretin”, shkruan “Tuttomercatoweb.it”, që e vlerëson me notën 5.

Ndërkohë më e ashpër ka qenë “Calciomercato.it“, e cila i vedos notën 4.5 dhe shkruan: “Fillimisht vrima që dërgon Lukakun në portë, duke detyruar Kimin të rikuperojë mrekullisht. Më pas shpërqendrimi fatal me të cilin humbet Xhekon në zonën e rreptësisë, këtë herë duke paguar çmimin për 1-0 të Interit“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online