VIDEO/ 12 vite me fanellën e Arsenalit harrohen shpejt, sulmuesi nuk e ndal festën pasi ndëshkon ish-ekipin

Arsenali po vijon të mbetet në një formë të keqe në kampionat. “Topçinjtë” janë ndalur në një barazim 1-1 kundër Southamptonit. Por përpos rezultatit, ajo që dhemb më tepër për tifozët e skuadrës londineze, është pikërisht autori i golit, e për më tepër festimi i tij pasi shënon. Bëhet fjalë për një emër që “topçinjtë” e njohin mirë, Teo Uollkot. Sulmuesi anglez ka kaluar 12 vite me Arsenalin, por që duket se janë harruar shpejt për të.

Në minutën e 18, Uollkot tund rrjetën duke kaluar në avantazh Southamptonin, ndërsa më pas me një buzëqeshje vesh më vesh nuk e ndal aspak festën. Atëherë kur të gjithë tifozët e ekipit nga Londra veriore prisnin që anlgezi të mos festonte në shenjë respekti, ndodhi pikërisht e kundërta, duke zgjuar kështu edhe zemërimin e tyre në rrjetet sociale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/D9INE_FOREVER28/status/1339283523039944704

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online