VIDEO/ 11-metërsh i mohuar për Arsenalin? Harry Kane i sinqertë: Nëse Saka do të ishte në ekipin tim, do të thoja se ishte penallti

Arsenali dhe Bayern Munchen janë ndalur në një barazim 2-2 në çerekfinalen e parë të Champions League. Një rast i shumë diskutuar ishte ai ku Saka krijon kontakt në zonë me Neuer. Te Arsenali janë të bindur se arbitri iu mohoi një penallti në këtë rast.

Ndërkohë i pyetur nga gazetarët, Harry Kane ishte shumë i sinqertë në përgjigjen e tij sa i përket momentit ku Saka është rrëzuar në zonë. “Ishte 50/50. Nëse Saka do të ishte në ekipin tim, do të thoja se ishte penallti”, u shpreh Kane. /Sport Ekspres/