Barcelona ka marrë sot 3 pikët e para në grupet e Champions League. Katalanasit kanë fituar me vuajtje kundër Dinamos së Kievit, të cilën e ka mundur me rezultatin minimal 1-0. Megjithatë ndeshja kishte mundësinë të mbyllej edhe me shifra më të thella, por Ansu Fati shpërdoron një rast të pastër në zonën e ukrainasve.
“10“-shi i ri i Barçës ushtron presion te portieri kundërshtar dhe i rrëmben topin në minutën e 53-të. Fati vihet në zotërim të topit me një distancë fare pranë kuadradit, por i kthyer me shpinë nga porta tenton të shënojë me spektakël. Sfera përfundon dukshëm jashtë, duke shpërdoruar një rast të pastër, gjë e cila ka bërë që Koeman “të çmendet” me reagimin e tij përtej vijave kufizuese./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Esto en la Liga es penalti. El portero "toca" a Ansu que cae y Koeman se desespera. LA UEFA ENS ROBA!? pic.twitter.com/gHwH6ZhNLA
— Culé Honesto (@Culehonesto) October 20, 2021