Amiens-Lilë duhet të ishte një ndeshje normale, si gjithë të tjerat, por nuk ka qenë kështu… Jo për rezultatin dhe aspak për rëndësinë, po për incidentin e ndodhur pak më parë, kur po luhej pjesa e parë dhe kur skuadra mike e drejtuar nga Bielsa do të shënonte golin e avantazhit 0-1.
https://www.youtube.com/watch?v=q9r3ojoNnjM
Arbitri është detyruar të ndalojë gjithçka, pasi nga tribuna ku ndodheshin tifozeria mike, pra e tyre, barriera nuk ka mbajtur dhe tifozët kanë rënë në katërkëndorin e blertë. Në fillim u duk sikur nuk ishte diçka e rëndë, por më pas tre persona janë në gjendje kritike dhe u dërguan në spital.