Vidal hap thesin për qenin e humbur vajzës, ofron 1 milionë për personin që e gjen

Arturo Vidal ka bërë jo pak persona të ëndërrojnë. Mesfushori kilian ka shpërndarë një “story” në llogarinë e tij në “Instagram”, ku njofton se do të ofrojë një shpërblim të majmë për personin që arrin të gjejë qenin e humbur të vajzës së tij.

“Kushdo që gjen qenin e humbur të vajzës sime, do të shpërblehet me 1 milionë”, ka shkruar Vidali. Megjithatë lloji i valutës nuk është specifikuar. Por edhe nëse kemi të bëjmë me realin brazilian, shtet në të cilin po vijon karrierën e tij, shifra përkthehet në 200 mijë euro. E njëjtë kjo me pagën e tij mujore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online