Lacio ka fituar me rezultatin 0-3 në transfertën kundër Lokomotivës së Moskës. Një mbrëmje e qetë rezutloi kjo e sotmja për Tomas Strakoshën, i cili nuk është shqetësuar shumë nga rivalët në fushën e lojës. Por pavarësisht se nuk ka pasur nevojën të tregojë aftësitë e tij mes shtyllave, Strakosha ka tërhequr përsëri vëmendjen e tifozëve.
Arsyeja është vezullimi që shfaqte fanella e tij. Kjo ka çuditur tifozët të cilët kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, ku ka pasur komente nga më të ndryshmet. “A jam duke u çmendur apo fanella e Strakoshës vezullon si pema e Krishtlindjes“, shkruan dikush në “Tëitter“. Ndërsa një tifoz tjetër shrkuan: “Fanella Strakoshës është kineze?“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/