“Vetëtima e Dortmundit”/ Shihni shpejtësinë e frikshme të Haland dhe Sancho, versioni i Usain Bolt si futbollist

Nga Klaudio Ndreca

Në shumë vite është diskutuar dëshira e Usain Boltit për t’iu bashkuar futbollit, megjithëse nuk do të arrinte asnjëherë për të bërë karrierë dhe të hynte në histori, duke ndryshuar tërësisht sportin. Kurioziteti i njerëzve sesi mund të ishte Bolti si lojtar mund të themi se është shuar, pasi kemi Erling Haland.

Sulmuesi norvegjez ka një shpejtësi të frikshme dhe nuhatje të madhe përpara portës kundërshtare. Pra versioni më i mirë dhe tërësisht i kompletuar. Kjo u pa edhe në golin e tretë të Dortmundit ndaj Monchegladbach. Si një vetëtimë ishte kundërsulmi i ekipit të njohur në Gjermani që nuk i la aspak mundësi kundërshtarit për t’u vendosur pas goditjes së këndit që ekzekutuan në mënyrën e gabuar.

Haland merr një shpejtësi të madhe për të shkuar nga porta e tij në atë kundërshtare dhe për të dërguar topin në rrjetë. Kjo nuk është hera e parë që norvegjezi shënon në mënyrë të tillë, ndërsa nuk duhet të harrojmë edhe veprimin fantastik të Sancho, pasi ka përshkruar thuajse të njëjtën distancë dhe për më tepër duke zotëruar topin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online