Tjetër largim te Kukësi, mbrojtësi titullar ndjek rrugën e Musollit dhe Rrocës

Kukësi ka zyrtarizuar dy largime të rëndësishme në skuadër në pak kohë, teksa fillimisht kapiteni Musolli e më pas Eduart Rroca i kanë dhënë lamtumirën verilindorëve. Por duket se dy futbollstët nuk do të jenë të vetmit që ndajnë rrugët me skuadrën nënkampione të Shqipërisë, pasi rrugën e tyre e ndjek edhe Edis Maliqi.

“ABC News” zbulon se mbrojtësi do të zgjedhë largimin nga verilindorët për të nisur një tjetër aventurë në karrierën e tij. Kontrata e tij me Kukësin ka përfunduar dhe palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar. Në këtë mënyrë, Maliqi bëhet titullari i 3-të që largohet nga Kukësi, duke shkaktuar kështu boshllëqe në skuadrën e udhëhequr nga Skënder Gega./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online