Tifozët e Napolit e kanë pritur me festë shortin e Champions League pasi u vendosën përballë Milanit. Por nga krahu tjetër, Spaleti, nuk është aspak i kënaqur. Trajneri i Napolit është shprehur se kuqezinjtë janë favorit për ta fituar këtë kompeticion nëse marrim për bazë eksperiencën.
“Milani eliminoi Totenhemin. E njohim këtë rival, e kaluan momentin e vështirë dhe po shohim rritje të vazhdueshme prej tyre. Do të përballemi me një kundërshtar të madh dhe kushdo që është më i mirë në leximin e lojës do të fitojë. Nuk ishte një short i mirë ky për ne. Do të kisha preferuar të mos takohesha me asnjë ekip italian tani.
Vetëm ata që janë të paaftë mund të thonë se ky është short i mirë. Milani është Champions League dhe vetëm Maldini ka fituar 5 të tillë. Kam lexuar në këto ditë se PSG dhe City nuk kanë eksperiencë për të shkuar deri në fund të rrugëtimin. Epo nëse e marrim këtë për bazë, atëherë Milani është favorit për të fituar finalen”, tha Spaleti. /Sport Ekspres/