UEFA i dha fuqi të rrallë! Milani zgjodhi se ku donte ta luante ndeshjen e parë në Champions League, spostoi edhe Interin në transfertë

Milani dhe Interi kanë njohur kundërshtarët sa i përket fazës çerekfinale në Champions League. Kuqezinjtë do të përballen me Napolin, ndërsa zikaltërit kanë gjetur Benfikën. Por meqë Milani dhe Interi ishin vendas në short dhe luajnë në të njëjtin stadium, Milani kishte një “fuqi të rrallë” si kampion aktual i Serisë A.

Ata kishin avantazhin që të zgjidhnin nëse dëshironin që ta luanin ndeshjen e parë në San Siro apo ta luanin në transfertë me Napolin. Duke parë mënyrën sesi arritën të kalonin Totenhemin, kuqezinjtë zgjodhën që ta luajnë ndeshjen e parë në San Siro dhe nga ana tjetër spostuan Interin që në fillim do të luajë në transfertë në Portugali, pavarësisht se sipas shortit, Interi duhej të luante në shtëpi në ndeshjen e parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online