“Janë të mirë në Serinë A, por tani është histori tjetër”! Pioli “i tregon vendin” Napolit: Këtu jemi në Champions League dhe ne jemi MILANI

Trajneri i Milanit, Pioli, ka komentuar shortin e Champions  League. Milani do të përballet në fazën çerekfinale kundër Napolit. Më pas fituesi i këtij çifti do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e Inter-Benfika. Pioli nuk i ngurroi ngacmimet për Napolin duke i treguar se Seria A është histori tjetër nga Champions League.

“Të gjithë rivalët e mundshëm do të ishin të vështirë. Ne jemi Milani dhe ecim përpara. Është e vërtet që Napoli është i mirë në Serinë A, por Champions League është Champions League dhe Milani është Milani. Ne do të luajmë për të shkuar në gjysmëfinale. Me Spaletin kam marrëdhënie të shkëlqyera, por nuk besoj se do të më dërgojë ndonjë mesazh tani. Tifozët e Napolit po na nënvlerësojnë? Unë gjithmonë preferoj që të gëzojë në fund, asnjëherë në fillim”, tha Pioli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online