Fluturimi i parë i Lacios me avionin privat ishte tërësisht për t’u harruar. Për shumë nga futbollistët e kësaj skuadre bëhej fjalë për udhëtimin më të frikshëm në jetën e tyre. Ekipi i Lacios duhet të udhëtonte për të luajtur në transfertën kundër Crotones dhe qyteti ku duhet të zhvillohej ndeshja ishte përmbytur tërësisht
Kushtet atmosferike të motit ishin tërësisht jashtë normales, me rreshjet e dëndura të shiut që sollën edhe zbarkimin e ujit në rrugë. Për këtë arsye edhe udhëtimi i parë i Lacios me “Boeing 737” nuk ishte aspak i bukur mes erës së fortë. Imobile ka treguar këtë situatë: “Të gjithë shkuam me frikë në destinacion, përveç Igli Tares, Acerbit dhe Parolos.
Pastaj Parolo është tërësisht i çmendur, ai argëtohet në avion si të jetë në ndonjë lëkundëse. Kur zbarkuam pyeta nëse kishte bërë dikush video, por as shokët e skuadrës nuk udhëtuan mirë”. Më pas Lacio nuk zgjodhi që të kthehej me avionin privat, duke udhëtuar me autobuz deri në Lamezia Temre dhe pastaj të kthehej për në Romë. /Sport Ekspres/