“Vetëm Rodrin do ta doja te Shqipëria”! Silvinjo flet Marca: Nuk do t’i kërkojmë më ne, lojtarët ta zgjedhin vetë Shqipërinë

Silvinjo ka dhënë një intervistë në Marca sa i përket suksesit te Shqipëria. Por ndryshe nga më parë, trajneri brazilian ka prekur edhe një temë shumë interesante. Flitet pikërisht për lojtarët e rinj që kanë ende dyshime në zgjedhjen e Kombëtares dhe për këto raste, Silvinjo ka ide të qarta.

“Vetëm një lojtar do ta doja të Spanjës te Shqipëria. (qesh) Ka shumë. Por kushdo do të zgjidhte Rodrin. Është një referencë për Spanjën dhe Cityn, klas botëror, lojtar i madh. FSHF punon për të sjellë lojtarët e rinj shqiptar. Ideja e punës time nuk është riatdhesimi, por trajnimi, më shumë me atë pjesë merret FSHF. Për mua, lojtarët duhet të rriten, të shkojnë në Europian dhe të tentojnë për Botërorin.

Pastaj, le të zgjedhin ata lojtarë që duan Shqipërinë, jo ne të shkojmë t’i kërkojmë dhe t’i riatdhesojmë. Ideja është që këta futbollistë ta zgjedhin vet Shqipërinë, jo t’i kërkojmë ne”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online