“Vetëm qielli është limiti”! Çfarë motivimi nga Armando Broja: Shembujt e mi janë Ronaldo fenomeni, Suarez dhe Ibra

Nga Klaudio Ndreca

Dy gola në përballjen kundër Den Hagës sollën gjithë vëmendjen mediatike në Holandë që fokusohet te Armando Broja. Pritshmëria ishte e madhe edhe më herët pasi bëhej fjalë për një lojtar të sjellë nga Chelsea. I vetëm do të arrinte që të mposhte Den Hagën në shifrat 0-2, megjithëse skuadra e Viteshes po luante me një lojtar më pak për një pjesë. Në një intervistë për “Vi.nl” sulmuesi shqiptar ka folur për momentin që zgjodhi t’i bashkohej Viteshes.

Motivimi për të kap majat më të larta, ndërsa vetë shprehja se qielli është limiti nënkupton gjithçka. Kur bëhet fjalë për shembujt i gjen te Suarez, Ronaldo fenomeni dhe Ibrahimoviç që kanë luajtur në “Eredivisie”. Një mesazh i qartë se Armando Broja nuk dëshiron që të jetë një lojtar normal, por kërkon me patjetër që të kthehet në një sulmues klasi në Europë dhe të njihet gjerësisht. Për të vazhduar me hapat e gjigandit është koha që të tregojë sërish aftësitë e tij në ndeshjen e sotme të Viteshes, që përkon ndaj gjigandëve holandez të PSV.

“Përpara se të vija te Viteshe unë fola me Chelsea-n, fola me Mount që ka qenë më parë këtu dhe më thanë sesa lojtarë me cilësi ka këtu. Më thanë se është një kampionat shumë i mirë për të rinjtë që të marrin eksperiencën, të marrin më shumë minuta në fushë dhe shumë gjëra të bukura për “Eredivise” dhe Viteshen në veçanti.

Fola edhe me trajnerin e Chelseat i cili më tha se do të ishte mirë nëse do të shkoja te Viteshe. Merr më shumë eksperiencë dhe më shumë kohë aktivizimi, por ishte gjithashtu edhe zgjedhja ime pasi kanë luajtur shumë lojtarë të mëdhenj këtu.

Suarez, Ronaldo Fenomeni dhe Ibrahimovic kanë luajtur në “Eredivisie”. Sigurisht që për mua këta janë shembujt dhe ky kampionat është shumë i mirë për talentet që të zhvillohen. Njerëzit thonë se qielli është limiti. Edhe unë e mendoj kështu, nëse ti punon fort, stërvitesh në çdo javë dhe në çdo javë, atëherë vërtetë që qielli është limiti. Keni rastin e Ronaldos dhe Mesit që kanë arritur çdo qëllim të tyre pasi kanë punuar fort, që stërviten edhe pasi të ketë mbaruar stërvitja për të tjetër që të përmirësohen edhe më shumë, atëherë vërtet që qielli është limiti”, tha Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online