Vetëm pak kohë te Legia Varshavë, Jurgen Celhaka e nis menjëherë si titullar në Poloni

Ernest Muçi po fiton gjithmonë e më tepër kreditet te Legia e Varshavës për të fituar vendin e titullarit. Ambientimi nuk ishte aspak i lehtë për këtë futbollist që në shumë raste e shihte veten edhe në stol, ndërsa tanimë po e ndihmon Legian për të bërë diferencën i vetëm. Por së fundmi ishte edhe Jurgen Celhaka që përfundoi te kjo skuadër.

Debutimi i tij do të vinte për thuajse 20 minuta ndaj Gornik, atje ku la përshtypje pozitive me performacën e treguar. Në ditën e sotme Legia do të përballet për Kupë ndaj Suëalki, ekip që ndodhet në kategorinë e dytë. Kështu trajneri i gjigandëve polak ka preferuar që ta nis si titullar me Jurgen Celhakën dhe Kastratin, ndërsa Muçi nuk është në 11-she duke u ruajtur për ndeshjet e rëndësishme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online