Vetëm Ospina në Serie A ka bërë si ai, portieri shqiptar ul qepenin dhe e mban portën të paprekur më shumë se të gjithë

“Gazzetta dello Sport” ka publikuar në botimin e saj të para pak ditëve disa statistika të portiereëve në Serie B. Ndër më të dalluarit ishte edhe Elhan Kastrati, i cili dikur ka mbrojtur edhe portën e Teutës në Superiore. Gardiani shqiptar ka ulur qepenin e katërkëndëshit për Cittadella-n, teksa për plot 8 ndeshje e ka mbajtur rrjetën të paprekur.

Të njëjtin numër me të ndan edhe Leandro Chichizola, ndërsa në Serie A vetëm Ospina i Napolit ia ka dalë të mos pësojë gol në 8 përballje. Kastrati kalon në këtë mënyrë me statistika edhe një legjendë si Buffon-i si dhe është duke bërë mjaft mirë në Serie B të Italisë, ku me skuadrën e tij synon të ngjitet në elitën e futbollit italian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *