Legia fton tifozët të votojnë më të mirët e vitit/ Muçi me tre nominime, nga driblimi në stilin Bale te supergoli nga distanca

Legia e Varshavës prej disa ditësh ka ftuar tifozët për të votuar për të më mirët e vitit 2021. Çdo ditë klubi polak u ofron mbështetësve të vetë në rrjetet sociale nga një kategori të re, ndërsa tifozët duhet të përzgjedhin njërën nga alternativat. Ernest Muçi e gjen veten të nominuar në tre kategori të ndryshme.

Sulmuesi shqiptar është përzgjedhur nga Legia si një ndër tre lojtarët që mund të cilësohen zbulimi i vitit. Gjithashtu supergoli i tij nga distanca kundër Visla Plokut renditet në tre golat më të bukur të vitit 2021. E më tej nuk mund të mungonte ai driblimi i famshëm në stilin Bale kundër Spartakut të Moskës, që përfundoi në një asist fantastik për Kastratin. Gjithashtu ndeshja në tërësi është përzgjedhur në tre sfidat më të bukura të vitit. Sigurisht që ai driblim i mrekullueshëm ka bërë përshtypje të madhe te tifozët, të cilët deri më tani e kanë votuar si më të mirin e 2021-shit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online