Vetëm një stadium për 4 klubet e Kosovës, UEFA detyrohet të ndryshojë datat e ndeshjeve europiane

UEFA çel kompeticionet e saj në fillim të muajit korrik. Katër klubet nga elita e Kosovës që do të jenë pjesëmarrëse kanë njohur pak ditë më parë edhe kundërshtarët që do të kenë përballë. Shorti i vendosi udhëtues në ndeshjet e para, por një problem në infrastrukturë ka detyruar UEFA-n të ndryshojë datat për ekipet e Kosovës.

“Fadil Vokrri“ është i vetmi stadium i liçensuar nga qeveria europiane e futbollit. Nga ana tjetër, të treja klubet që do të jenë pjesëmarrëse në Ligën e Konferencës kishin datat të caktuara në të njëjtën ditë. Kështu Drita, Llapi dhe Gjilani ishin planifikuar ti luanin ndeshjet e kthimit në “Fadil Vokrri“ më 14 korrik, por diçka e tillë është e pamundur.

UEFA ka vendosur që Ballkani të luajë në 5 korrik në orën 20:00 në “Fadil Vokrri“, ndërsa dy ditë më vonë në po të njëjtin stadium do të ndeshet Gjilani. Drita do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit më datë 12, kurse 2 ditë më vonë Llapi do të presë kundërshtarin e tij në “Fadil Vokrri“./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online