“Vetëm një humbje në 24 ndeshje”!  Trajneri i Tiranës krenohet me punën: Jemi në klubin më të madh në Shqipëri

Tirana ka fituar me shifrat 2-0 në takimin ndaj Laçit. Vetë kurbinasit kanë menduar për këtë triumf të bardhebluve me autogolat e tyre. Pjesa e parë kishte pak raste të rrezikshme, teksa veçohet rasti i humbur nga Ismajlgeci. Por mbrojtja hermetike e Laçit u thye në pjesën e dytë. Roganovic do të shënonte autogol pas presionit të Xhixhës në minutën e 53, ndërsa Ignjatovic përsëriti të njëjtën gjë në të 73. Pas kësaj fitore është Tirana që merr kreun e “Abissnet Superiore” dhe Laçi që shkon në vendin e parafundit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Vukicevic: “Nuk e kuptoj sesi luajtëm ashtu me hyrjen në pjesën e dytë, nuk ishim askund, nuk kemi bërë asgjë. Nuk e kuptoj sesi humben disa topa të thjeshtë nga mbrojtësit dhe në mesfushë. E dinim që Seferi, Ngo dhe Xhixha kanë shumë kualitet. Na ka humbur agresiviteti? Nuk e mendoj kështu, kemi reaguar në të gjitha ndeshjet e tjera. Nuk kemi luajtur si grup mirë në këtë ndeshje dhe rivali e gjeti rrugën e rrjetës. Nuk ia japim pasimin lojtarit tonë, por ia japim kundërshtarit. Nuk erdha për të fituar kampionatin me 4 ndeshje, por për të punuar”.

Shehi: “Isha i bindur që do të fitonim me atë që pashë gjatë javës. Jemi stërvitur në mënyrë fantastike dhe për këtë arsye mendova se do të fitonim. Kam kërkuar gjithmonë për identitetin e fanellës, për të mos humbur asnjë ndeshje. Jemi pjesë e ekipit më të madh në Shqipëri. Sulmi? Kemi shënuar 8 gola në 4 javë, nuk është pak. Mjafton që të shikoni se kemi një humbje në 25 ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online