“Vetëm në Itali ndodh kjo”,ironia e Murinjos: Më kritikon një person që u dënua me tre vite për bastvënie

Zhoze Murinjo ka bërë një deklaratë me doza të forta ironi pas humbjes 0-2 kundër Interit. Trajneri portugez ka kritikuar presidentin e Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit Italian, Renco Ulivierin, pavarësisht se nuk e ka përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë emrin e itj. Murinjo është shprehur se vetëm në Itali mund të ndodhë që një person i dënuar me tre vite pezullim për baste mund të mbajë një post të rëndësishëm në institucion.

“Kritika më e fortë që mora ishte gëzimi im më i madh, sepse u bë nga një person me tre vite dënim për bastvënie. Vetëm në Itali një person i tillë mund të ketë një pozicion të rëndësishëm institucional. Të kritikohem nga një i tillë më jep gëzim, sepse më jep sigurinë që jam nga një planet ndryshe”, ka deklaruat Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *