“Vetëm mashtronte dhe shtirej si i dëmtuar”! Bylisi nxjerr bllof lojtarin brazilian: Kemi fakte, merrte 1300 euro pagë bruto

Nga Klaudio Ndreca

Akuza të forta erdhën nga ana e lojtarit brazilian, Visente de Paula Mercedes. Ky i fundit është shprehur se kishte 4 muaj pa u paguar nga Bylisi, madje duke shkuar edhe më tej, për të akuzuar skuadrën se nuk e kishin lënë për të mbërritur në varrimin e nënës së tij. Por si është e vërteta?

Vetë skuadra shqiptare ka bërë një reagim të plotë duke sqaruar gjithçka. Në faqen e Bylisit thuhet se Visente vetëm ka mashtruar përgjatë gjithë kësaj kohe. Për ta nisur që më pagat e pamarra, ku janë mandatet e pagesës ato që tregojnë se paratë kanë mbërritur në llogarinë e lojtarit. Gjithashtu për t’u theksuar është se braziliani është shtirur si i dëmtuar për të mos dalë në stërvitje dhe pas kontrolleve të bëra, është parë se nuk kishte asgjë. Sa i përket varrimit të nënës, Vinsente nuk ka bërë asnjë kërkesë në klub për t’u larguar. /Sport Ekspres/

Reagimi i plotë

“Deklarata e brazilianit Visente, vjen reagimi zyrtar i FK BYLIS

Klubi i Bylisit ka reaguar në lidhje me deklaratën e dhënë nga lojtari brazilian Visente de Paula Mercedes. Sipas ballshiotëve, që japin edhe fakte, në një reagim zyrtar që ka dhënë klubi, deklarata e brazilianit ështe e pavërtetë. Ja reagimi i FK BYLIS: “Jemi njohur me deklaratën e dhënë nga ana e lojtarit brazilian Visente de Paula Mercedes dhe sqarojmë me prova dhe fakte se deklarata e tij është një mashtrim. Sa i përket pagave, lojtari ka ardhur në fundin e muajit janar, në muajin shkurt është paguar madje e provojmë edhe me mandate me rrogën e plotë, nga 1300 euro pagë bruto, i kanë kaluar në llogari 1018 euro pagë neto. Siç edhe dihet, në muajin mars, për shkak të pandemisë, FSHF me një vendim të Komitetit Ekzekutiv, kaloi pagën në llogarinë e lojtarit, ashtu si do të kalojë edhe prillin, për Visenten dhe çdo lojtar të Bylisit dhe skuadrave të tjera, sepse ka një vendim për të cilin jemi vënë në dijeni sapo u shpall situata e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ndërsa muajin maji s’e ka marrë askush sepse ende nuk është plotësuar afati. Lojtari Visente edhe ditën e hënë, kur u grumbullua skuadra për të nisur stërvitjen, u paraqit në seancën e paradites, por nxori si pretekst se është i dëmtuar, ndërsa në seancën e pasdites nuk u paraqit fare në ambientet e stërvitjes, ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës. I është bërë rezonanca në Spitalin Amerikan për të parë gjendjen e tij dhe nga përgjigja rezulton se nuk ka asnjë dëmtim, duke mashtruar sërish! Sa i përket kontratës së Mercedes, ajo është dy vjeçare, ndërsa kur është paraqitur në Ballsh ka nxjerrë pretendimin se nuk e kishte lexuar mirë!

Lojtari ka njoftuar se ka pasur fatkeqësi familjare, i jemi gjendur pranë, por nuk është ndalur që të shkojë pranë familjes, sepse nuk e pengojmë, jo vetëm atë po asnjë, madje, ai nuk ka bërë asnjë kërkesë në klub. Ne i kemi qendruar afër, e madje sapo na ka dhënë lajmin e kemi lënë pushim. Visente dhe çdo futbollist, para se të dalë në media, për çdo problem e ka derën e hapur në klub dhe duhet që t’iu drejtohet instancave përkatëse, jo të dalë në media pa leje, duke shkelur etikën e klubit…”, – është reagimi i klubit ballshiot në faqen zyrtare.

#FKBYLIS

#FAQJAZYRTARE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online