“Vetëm Leeds ka bërë më mirë se ne”! Longo bën krahasim: Me Laçin nuk hymë fare në fushë, por jemi nga ekipet më të mira në Europë për…

Laci ka arritur që të fitojë derbin ndaj Kukësit me shifrat 3-0. Me një stadium të tej mbushur, kurbinasit ishin fantastik. Pjesa e parë ishte e gjitha e dominuar nga vendasit që gjetën rrjetën dy herë me anë të Malotës dhe Adeleke. Në të dytën verilindorët kërkuan t’i afroheshin portës, pa rrezikuar seriosiht portierin kundërshtar. Për të mbyllur llogaritë mendoi Zylfiu në minutën e fundit. Kështu Laçi është afruar me tre pikë nga vendi i parë.

Befasia e vërtetë erdhi nga Kastrioti që mundi Tiranën kryesuese. Kaina gjeti dy golat e parë në Superiore dhe të dy erdhën ndaj bardhebluve. Ekipi i Shehit dukej tërësisht jashtë loje përgjatë 90 minutave. I vetmi gol i realizuar për Tiranën erdhi nga 17-vjeçari Nikqi, që devijoi topin e goditur nga Totre në goditjen e dënimit për të ngushtuar diferencat. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Longo: “Nuk është i rëndësishëm gjyqtari sot, kemi pasur diskutime që duhet të ngelen në fushë, nuk po bënim polemika. Nuk ishim akademik në fushë, ne nuk hymë fare në fushë sot. Është mëkat, e kishim përgatitur mirë ndeshjen dhe shkuam në “Black-out” total. Fitoi ekipi më i mirë. Ne kemi pësuar shumë në dy ndeshje, nuk i kemi pësuar në ndeshje radhazi. Problemi është se nuk shënuam sot, jo mbrojtja. Sipas një analize jemi një nga ekipet më të mira në Europë për presingun që ne ushtrojmë. Madje edhe goditjet që bëjmë në portë, janë shumë pak, vetëm Leeds ka bërë më mirë se ne. Kampionati është i hapur, ne e mundëm pastër dhe po luanim vetëm ndaj Kastriotit, ndërsa Kastrioti mundi Tiranën sot.

Shehi: “Ndryshon terreni, kemi pasur pak vështirësi në pjesën e parë. Kemi marrë një gol shumë shpejt, kemi gabuar. Në të tilla fusha dhe me rivalë që rrinë mbrapa, nëse pëson i pari, bëhet shumë e vështirë. Rrezikuam me Hoxhallarin që nuk është në gjendjen e tij më të mirë. Lojë efektive ka shumë pak. Me arbitrimin nuk jam shumë i kënaqur sot”.

Josa: “Nuk jam i interesuar se çfarë bën Tirana. Interesi im është që të rris diferencën me Kukësin, tani kemi shkuar në 6. Është e njëjta situatë si ishim me Vllazninë. Pra nuk fituam për të kapur Tiranën, por për të ikur nga Kukësi. E dinim rivalin tonë sesa i fort është. Duhej ta godisnim sa më shpejt Kukësin edhe me golin e tretë, duhej ta kishim bërë. Objektivat e skuadrës janë për të fituar cdo ndeshje, të mos biem psikologjikisht. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë kështu. Kam djem që dinë të luajnë futboll”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online