“Vetëm është i shpejtë, asgjë tjetër”! Trajneri i ri serb i Legias ka vendosur, largohet një futbollist shqiptar nga Varshava

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati nuk ia ka dalë të fitojë një vend në formacionin e skuadrës polake, Legias së Varshavës. Mediat e Polonisë deklarojnë se trajneri serb, Aleksandar Vukovic, ia ka bërë të qartë lojtarit që nuk bën pjesë në planet e tij. Lirim Kastrati e filloi mjaft mirë aventurën e re me Legian e Varshavës, teksa arriti të shënojë një super gol ndaj Spartakut të Moskës. Megjithatë, ai nuk arriti të mbajë formën e tij, duke detyruar Vukovicin që ta lërë në stol.

Largimi i tij nga skuadra do të jetë mjaft i vështirë për drejtuesit e Legias, pasi Kastrati ka një kontratë deri në vitin 2025. Çmimi i kartonit të tij është 1.5 milionë euro, një shifër që vështirë se mund të pranohet nga skuadrat jashtë rajonit. Ndërkohë sipas mediave polake, Kastrati ka vetëm dhuntinë e shpejtësisë, por është shumë i limituar teknikisht dhe ka mangësi të madhe në çështjen e të kuptuarit të detyrave taktike. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online