Vetëm dy goditje dhe e fundit ishte në minutën e 11, rekordi më i keq në karrierën e Guardiolës

Pep Guardiola ka përjetuar sot një nga netët më të këqija të karrierës së tij. Kurrë më parë një ekip i drejtuar prej tij nuk ka performuar kaq dobët në fushën e lojës. Manchester City është mposhtur 1-0 nga Aston Villa, por rezultati është gjëja më e pakët për t’u shqetësuar.

“Qytetarët” kanë goditur portën vetëm 2 herë gjatë kësaj sfide. E si për të mos mjaftuar vetëm kaq, goditja e fundit në portë u regjistrua në minutën e 11. Ky është edhe numri më i ulët i gjuajtjeve të kryera nga një skuadër e drejtuar nga Pep Guardiola. Rekordi më negativ në karrierën e katalanasit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *