Vetëm barazim, por Laçi feston ndaj Flamurtarit

Flamurtari luajti në Elbasan sfidën e radhës në Superiore kundër Laçit. Fusha e Flamurtarit është dënuar, ndërsa është vendosur të luhet në një stadium me masa të larta sigurie, për të evituar ndonjë incident.

Vlonjatët ishin pa trajnerin Ardi Behari, i pezulluar pas ngjarjeve të fundjavës së shkuar në Vlorë, ndaj në stol do të jetë Petraq Bifsha. Danilo Alvesh mungonte, pasi është kthyer në Brazil, ndërsa Myrto Uzuni ishte i pezulluar për Laçin.

45 minutat e para kanë prodhuar pak ose asgjë. Ritëm i ulët e shumë pak raste, barazimi pa gola është i drejtë. Shtubina goditi shtyllën, kurse Kamara u ndal nga Selmani.

Në pjesën e dytë ishte e njëjta tablo, me pak raste, kurse vlonjatë në disa momente pretenduan për penallti. Laçi në shtesë pati një rast ideal me Zogajn, por lezhjani i vetëm me Nurkovic u hipnotezua nga portieri vlonjat. 0-0 dhe ky rezultat i shkon për shtat kurbinasve, që ruajnë vendin e katërt.

E mërkurë, ora 16.00, Elbasan

FLAMURTARI – LAÇI     0-0

Flamurtari: Nurkoviç, Musta, Veliu, Bicaj, Siljanovski, Useini, Sidibe, Muarem, Zhufo, Kamara, Bushiç.

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Kallaku, Lushkja, Shtubina, Bushi, Rexhinaldo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *