Vetëm 5 tifozë në stadium dhe asnjë lojtar në fushë, presin për 45 minuta skuadrën e Veselit

Ndeshja e sotme e planifikuar për tu zhvilluar në orën 18:30 mes Udinezes dhe Salernitanës nuk është zhvilluar. Ekipi ku luan Frederik Veseli nuk është lejuar nga insitucionet rajonale të shëndetësisë për të udhëtuar në Friuli për shkak të rasteve me Covid-19. Salernitana njoftoi zyrtarisht se e kishte të pamundur për të zhvilluar takimin e javës së 19 të Seriesë A.

Por pavarësisht kësaj Udineze nuk u tërhoq aspak dhe njoftoi se do të ishte e pranishme në stadium. Në tribuna gjendeshin edhe pesë tifozë, të cilët kishin shkuar për të parë ndeshjen që të gjithë e dinin se nuk do të luhej. Bardhezinjtë së bashku me arbitrin kanë pritur për 45 minuta në stadium dhe më pas gjyqtari ka bërë me dije se sfida nuk mund të zhvillohet. Një skenë e tillë nuk është hera e parë që shihet në Serinë A, teksa vjet Juventusi veproi në të njëjtën mënyrë në përballjen me Napolin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online