Emiljano Musta ka qenë ndër të paktët afrime nga Partizani që ka bindur në këtë sezon të ri, mes shumë lojtarësh që zhgënjyen. Por për shkak të problemeve me drejtuesit e klubit është vendosur ndarja e rrugëve.
Nuk kanë kaluar as 24 orë dhe Musta është zyrtarizuar në ekipin e ri. Bëhet fjalë për një rikthim te Kukësi, ndërsa kjo lëvizje mund të quhet ngjitje për mbrojtësin që tanimë është pjesë e skuadrës që ndodhet në vendin e dytë dhe po lufton për titullin kampion. /Sport Ekspres/