Ekskluzive/ Jo vetëm Teuta, për kapitenin e Shqipërisë U-21 është futur në lojë edhe Kukësi

Kapiteni i Shqipërisë U-21, Jorgo Pëllumbi, është gati që të rikthehet në Superiore. I dalë nga Skënderbeu, futbollisti shqiptar provoi aventurën në Kroaci te Varazdin. Gjithashtu pjesë e Shpresave të Alban Bushit, ky lojtari ka treguar sigurinë në prapavijë. Në bazë të informacioneve të siguruara nga “Sport Ekspres”, për këtë lojtar janë në garë Teuta dhe Kukësi për ta marrë në formën e huazimit nga Varazdin.

Presidenti i klubit të durrsakëve ka biseduar me përfaqësuesit e Pëllumbit, ndërsa së fundmi është interesimi i Kukësit që i jep një garë këtij transferimi. Sa i përket klubit kroat, Varazdin është duke kërkuar një zëvendësues për Pëllumbin dhe më pas do ta lejojë që të rikthehet në Superiore. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online