Ernest Muçi ka besim të madh te Legia e Varshavës nga ana e drejtuesve të skuadrës për ta nisur që nga presidenti i klubit, Dariusz Mioduski. Ky i fundit ka dhënë një intervistë për “Sport Facts” atje ku ka folur edhe sa i përket talentit shqiptar.
Në këtë pjesë të sezonit ka pasur pak hapësira për Muçin, por gjithçka ka ardhur për arsyen se te Legia kishin tjetër qëllim për ish-futbollistin e Tiranës. Siç shprehet edhe vetë presidentëve i kampionëve polak, Muçi ishte afrimi i së ardhmes dhe jo i titullit. Vlerësimi është i madh për këtë element teksa cilësohet si talent i madh.
“Filozofia jonë në merkaton e dimrit ishte për të sjellë lojtarë të së ardhmes, jo për të fituar titullin. Për disa elementë e dinim shumë mirë se do të kërkohej koha. Ernest Muci është një talent i madh. Është vetëm 19-vjeç dhe ka kontratë afatgjatë me ne. Duhet të ambientohet dhe të mësohet me realitetin e ri. Erdhi nga Shqipëria ku loja është më shumë teknike dhe më pak fizike sesa te ne. I vetmi dështim plani me merkaton dimërore ishte rasti i Rusyn”, u shpreh presidenti i Legia-s. /Sport Ekspres/