Vetëm 18 minuta në fushë dhe shpallet lojtari i ndeshjes, vlerësimi për Brojën: I ngriti volumin stadiumit dhe ishte brilant

Armando Broja ka treguar me Southampton se është sulmues i klasit të lartë. Vetëm 18 minuta në fushën e lojës dhe futbollisti i Shqipërisë prodhoi më shumë raste individualisht sesa ishin krijuar nga Southampton deri në minutën e 72.Prekja e parë e topit dhe do t’i linte targën Ogbonës në krahë, ndërsa nga mesfusha mori topin dhe gjuajti nga 25 metra, duke u ndalur vetëm në shtyllë. Në minutën e fundit goditi me kokë pas krosimit nga goditja e këndit, atje ku do të kalonte portierin, por topi u hoq nga kalimi i vijës vetëm për pak milimetra nga Rice.

Ndërkohë në vlerësimin e bërë nga “Hampshire”, Broja rezulton lojtari i ndeshjen me notën 9. Të shpallesh si futbollisti më i mirë kur je i aktivizuar në momentin e 72 është dëshmi e qartë e vlerave që zotëron djaloshi i artë. “Solli elektricitetin në fushë e lojës dhe për tifozët. Nëse kjo është ajo që duhet të presim nga Armando Broja këtë sezon, duhet të jemi shumë, shumë të kënaqur dhe të ngazëllyer. Prekjen e parë të topit dhe e mund Ogbonën, i ngre volumin stadiumit. Përpara se të vijë edhe mundësia tjetër ku godet shtyllën nga 25 metra. Broja ishte brilant dhe tani i dërgon mesazh të qartë trajnerit Hasenhutl”, shkruhet në vlerësim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online