Rolando Mandragora, orët në vijim, do të bëhet një futbollist i ri i Udinezes. Mesfushori i datëlindjes 1997 mbërriti pasdite në Udine dhe tani do të kryejë vizitat mjekësore, përpara se të firmosë.
Juventusi do të përfitojë 20 mln euro dhe një riblerje të mundshme të fiksuar në 24 mln euro. Kujtojmë që Mandragora ishte në pronësi të “Zonjës”, i blerë nga Peskara 3 vjet më parë.
Vetëm një ndeshje me bardhezinjtë, atë të fituar ndaj Xhenoas në sezonin 2016-2017, më pas huazimi te Krotone. Pas një viti me superlative te kalabrezët, transferimi te Udineze…