Karriera nuk po shkon në mënyrën e duhur për Frederik Veselin. Një lojtar që dikur udhëhiqte moshat e Zvicrës me shiritin e kapitenit drejt Kupës së Botës, ndërsa sot gjen vështirësi edhe në Serinë B të Italisë. Mbrojtësi shqiptar po shkon në rënie të lirë, teksa edhe aventura e re me Salernitanën duket se po merr për keq.
Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb“, klubi italian nuk është bindur nga paraqitjet e Veselit. Lojtari 27-vjeçar u soll në ekip për të zëvendësuar Lopezin, por nuk ia ka dalë dot ta bëjë një gjë të tillë, prandaj Salernitana ka vendosur të studiojë tregun e futbollistëve për të gjetur një tjetër alternativë.
Gjithashtu bëhet me dije se në shitje në muajin janar do të jetë emri i Veselit. Vetëm dy muaj kanë mjaftuar për klubin italian që të mbërrijë në një vendim të tillë. Ndërkohë të interesuara për shërbimet e mbrojtësit shqiptar janë disa ekipe nga Serie B si dhe dy skuadra nga Serie C, që synojnë ngjitjen një kategori më lartë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/