“Jam një nga liderat e Kombëtares“, Gjasula pranon sakrificën: E kam marrë parasysh, do humb 2 ndeshje me Hamburgun

Shqipërinë e presin 3 ndeshjet e fundit për këtë vit, ku më datë 11 do të luajë miqësoren ndaj Kosovës, ndërsa më pas do të përballet me Kazakistanin dhe Bjellorusinë për Ligën e Kombeve. Situata prej pandemisë ka bërë që emrat e lojtarëve të Rejas në listën e të ftuarve për ndeshjet të mos jetë gjithnjë i sigurt, pasi janë klubet ato që marrin prioritet për lënien të lirë të lojtarëve.

Megjithatë një prej futbollistëve kryesorë të kuqezinjve ka konfirmuar praninë e tij për ndeshjet e radhës. Klaus Gjasula ka konfirmuar për emisionin “Zona Gol“ në “Supersport“ se të martën do të mbërrijë në Tiranë, duke pranuar të sakrifikojë dy ndeshje me ekipin e Hamburgut. Mesfushori shqiptar shprehet se e sheh veten si një nga liderat e Kombëtares, si dhe ka folur edhe për aventurën e tij të re te skuadra e njohur e Hamburgut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Si është ecuria e Hamburgut këtë sezon?
E kemi nisur shumë mirë kampionatin dhe jemi në vendin e parë, pra pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në Bundesligë. Skuadra është e kompletuar dhe jemi në rrugën e duhur.

Cili është roli juaj aty?
Unë e nisa titullar në dy ndeshjet e para, por kohët e fundit nuk kam luajtur nga minuta e parë. Ndikoi lodhja, pasi këtë verë thuajse nuk bëra fare pushime dhe këtu nëse gabon një herë, humb vendin në formacion. Megjithatë unë po punoj shumë në stërvitje dhe shpresoj që të rikthehem sërish në formacion.

Cilat janë diferencat mes Paderbornit dhe Hamburgut?
Paderborn ishte një klub i vogël dhe pa shumë pritshmëri, ndaj mund të punohej shumë qetë, ndërsa te Hamburgu presioni është shumë i madh. Sezonin e kaluar këta ishin pranë ngritjes në Bundesligë, por mjaftuan dy ndeshje të gabuara që presioni të rritej shumë dhe të bënin një sërë gabimesh. Mediat këtu janë shumë të ndjeshme ndaj skuadrës.

A do të jeni në Tiranë për ndeshjet e Ligës së Kombeve?
Po, do të vij në Tiranë ditën e martë dhe ndoshta nuk do jem gati për miqësoren me Kosovën, por do të jem në dispozicion të trajnerit për sfidat ndaj Kazakistanit e Bjellorusisë. Këtu ka një rregull, që kur kthehesh nga një vend tjetër, duhet të futesh dy javë në karantinë, por unë kam rënë dakord me drejtuesit e klubit që të vij edhe me këtë kusht, pasi Kombëtarja ka dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe e mora parasysh që do humb një apo dy ndeshje me Hamburgun.

A jeni gati të merrni një rol lideri në Kombëtare?
Unë mendoj se jam një nga liderët e skuadrës kombëtare, për vetë moshën që kam dhe eksperiencën. Bashkë me disa të tjerë aty, jemi liderë dhe na takon neve që të udhëheqim skuadrën në fushë. Ndonjëherë kemi bërë edhe gabime, por duhet të mbajmë kokën lart dhe t’u japim zemër edhe më të rinjve.

I keni ndjekur ndeshjet e Shqipërisë në tetor?
Po, i kam parë të dyja dhe kam vënë re që kemi dominuar ndaj kundërshtarëve. Në ato ndeshje kam kuptuar që ne i kemi të gjitha mundësitë të fitojmë ndaj tyre, pasi kemi treguar se jemi më të fortë.

Si e shihni procesin e rinovimit te kuqezinjtë?
Kemi shumë futbollistë të rinj e të talentuar, që luajnë nëpër Europë dhe që shumë shpejt do të jenë një vlerë e shtuar për Kombëtaren. Synimi ynë është të fitojmë dy ndeshjet e radhës, për ta mbyllur Nations League në vendin e parë në grup, por edhe po nuk ia dolëm, nuk është fundi i botës. Mund të them me bindje që vitet e ardhshme kanë për të qenë shumë të mira për Kombëtaren Shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online