Napoli ka marrë një fitore të rëndësishme ditën e sotme, ku ka mundur Torinon me rezultatin 0-2. Të dy golat u shënuan në harkun kohor të dy minutave, i pari në të 11-n dhe e i fundit në të 13-n. Një punë e mirë për të kaltrit është bërë edhe në prapavijë, atje ku titullarë ishin dy shqiptar, Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj. Të dy mbrojtësat kanë bindur me lojën e tyre, duke u vlerësuar me notën 6,5 nga media “Tuttomercatoweb”.
“I konfirmuar në të majtë, vërteton se është përshtatur në mënyrë të perfekte me rolin. Ai e mban mirë Torinon në atë anë dhe e mbyll mirë diagonalen shumë herë”, shkruhet në vlerësimin për Hysajn. Ndërkohë për Rrahmanin vlerësimi është si vijon: “I thirrur për të zëvendësuar Manolas, ai e bën atë në mënyrën më të mirë. Tregohet i qendrueshëm, e mban vëmendjen të lartë gjatë gjithë garës”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/