Verona është në negociata për të afruar një futbollist shqiptar. Klubi italian pritet të transferojë mbrojtësin Adi Kurti.
I lindur në 2006, Kurti është pjesë e të rinjëve të Empolit dhe njëkohësisht e moshave të Shqipërisë.
Gjithçka pritet të mbyllet me sukses, ndërsa fillimisht Kurti do të kalojë te të rinjtë e Veronës me perspektivën për të qenë pjesë e ekipit të parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/