A do të shitet Timo Verner te Real Madridi? Pronari i klubit të tij, RB Lajpcig, Oliver Minclaf, mendon që kjo nuk ka shans të ndodhë. Të paktën, jo për disa vite.
“Verner ka një kontratë deri në vitin 2020 me ne dhe ndihet sikur peshku në ujë. Nuk ka një klauzolë në kontratën e tij me skuadrën tonë. Luajmë në Champions League dhe po i ofrojmë gjithçka këtu. Gjithçka do ta analizojmë me qetësi për të ardhmen e tij. Nëse luajmë në kompeticionet evropiane në vitet e ardhshme, unë do të bëja një platformë të përshtatshme për të për ta zhvilluar si lojtar profesionist”, – është shprehur ai.