Verner: Për t’u bërë lojtar klasi, duhet të largohem nga Lajpcigu

Sulmuesi i kombëtares gjermane Timo Verner konsiderohet nga të gjithë si e ardhmja e sulmit gjerman dhe që tani çmimi i tij shkon deri në 100 milionë euro.

Ditët e fundit është folur për një ofertë të Bajernit në horizont dhe duket se diçka e tillë e josh talentin 22-vjeçar, i cili në mënyrë jo direkte paralajmëron klubin e tij RB Lajpcig se është koha që të mendojë largimin.

“Për t’u bërë lojtar i klasit botëror, ndoshta do të duhet të luaj në një skuadër më të mirë se ajo ku jam aktualisht. Kam ende 4-5 vite përpara për të mësuar dhe më pas të bëhem lojtar klasi”, deklaron Verner në një intervistë për Die Welt.

Pak javë më parë edhe Nabi Keita ka ikur nga Lajpcigu për tek Liverpuli, për 57 milionë sterlina, ndërsa Verner thotë: “Nabi Keita nuk u bë futbollist i klasit botëror me ne, për të qenë i sinqertë. Ai mund të bëhet i tillë duke luajtur për Liverpulin, duke luajtur ndeshje të mëdha, si gjysmëfinalet apo finalja e Champions League”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *