Gara e Formula 1 për çmimin e madh të Britanisë u ndërpre pas një incidenti të pilotit të Alfa Romeos, Guany Joe dhe pilotit të Mercedesit, George Russell. Alfa Romeo njoftoi se Joe doli nga makina dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Në nisje të garës, kampioni aktual botëror i Red Bull-it, Max Verstappen, zuri vendin e parë, pasi kaloi Carlos Sainz nga Ferrari. Në fakt të gjithë incidentin e ka shkaktuar Sebastian Vettel në këndin e parë, pasi ka goditur Albion.
Pesë ose gjashtë makina morën pjesë në incidentin e tmerrshëm dhe kinezi Joe ishte ai që përfundoi më keq. Ndërkohë të gjithë po flasin për veprimin e Rusell që pasi kishte dalë me makinën e tij jashtë pistës, menjëherë doli prej saj dhe vrapoi drejt Guany Joe për të parë gjendjen e tij, duke mos i interesuar më gara në atë moment. /Sport Ekspres/
— the big aristote (@thebigaristole) July 3, 2022
Lots of respect for George Russell. pic.twitter.com/WDB4siggq0
— Beatriz | ?? (@beatriz_reads) July 3, 2022