Xhan Piero Ventura e paska seriozisht që nuk pranon të japë dorëheqjen.
Trajneri i Italisë nuk ikën, sepse kërkon të marrë 700-800 mijë euro, në bazë të kontratës që ka, deri në qershor 2018.
Në fakt, kontratat janë kontrata, por ka edhe dinjitet e burrëri. Nëse nuk çon Italinë në Botëror, a e meriton atë pagë?